Vitia e Arsenijeviq u panë bashkë tetorin e vitit të kaluar, Azemi me sqarim rreth situatës: Nuk ka qenë takim i planifikuar

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar rreth lajmeve që qarkulluan gjatë ditës së sotme për një takim mes ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, dhe politikanit serb të njohur për iniciativat e protestave të serbëve në Kosovë, Aleksandar Arsenijeviq. Takimi në fjalë bëhet e ditur të ketë ndodhur tetorin e kaluar, e…

Lajme

24/09/2024 18:48

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar rreth lajmeve që qarkulluan gjatë ditës së sotme për një takim mes ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, dhe politikanit serb të njohur për iniciativat e protestave të serbëve në Kosovë, Aleksandar Arsenijeviq.

Takimi në fjalë bëhet e ditur të ketë ndodhur tetorin e kaluar, e për të cilin, Vitia tha se ishte Arsenijeviq i pari ai që ju bashkëngjit për të biseduar.

Në postimin e Azemit thuhet se takimi lidhet me fushatën për parandalimin e kancerit të gjirit, meqë tetorin e vitit 2023 për herë të parë shërbimi i Mamografisë u ofrua nga institucionet e Republikës së Kosovës edhe në veri të vendit.

“Ditën e parë kur u vendos mamografi, prezent ishim së bashku me ministrin Vitia, kryetarin e Komunës, Erden Atiq, dhe bashkëpunëtorë. Aty u ofrua Arsenijeviq, me të cilin, pas një bisede të shkurtër, u ulëm në kafenenë përballë mamografisë, afër urës së Ibrit, ku u bashkëngjit edhe Arsenijeviq”, shkroi Azemi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell lajmi.net.

Madje, tutje ai shton se pjesë e atij takimi “jo të planifikuar” ishte edhe edhe ai vet, deri në momentin që u ngrit të bëj pagesën, e që sipas tij, ato momente kanë qenë kur edhe janë shkrepur fotot e pamjet që po qarkullojnë në rrjet.

“Vazhdimisht kam qenë prezent në tavolinë, përveç kur jam ngritur ta bëj pagesën e kafeve. Videoja e publikuar, ku shihen ministri Vitia dhe Arsenijeviq, është sekuencë e shkurtër pikërisht në këtë moment. Nuk ka qenë takim i planifikuar dhe biseda ka pasur të bëjë me atë ditë dhe aktivitetin e zhvilluar”, tha ai./Lajmi.net