Vitia duke kërcyer në dasmë, Haxhiu: Lëri dasmat e përvishju punës

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas disa pamjeve që janë publikuar gjatë vikendit, e ku shihet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke kërcyer në një dasmë.

Lajme

09/08/2021 08:54

Haxhiu ka thënë se festa e Arben Vitisë ka ndodhur pikërisht në ditën kur qytetarët nuk janë duke u vaksinuar, pra gjatë vikendit.

Ndryshe, Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë, e ka pranuar se ishte në një dasmë, duke thënë se aty janë respektuar të gjitha rregullat anti-Covid.

Postimi i plotë: 
Sot asnjë vaksinim. Pse?
Ministër a ke përgjigje, pse gjatë vikendeve nuk po vaksinohen qytetarët, a ndoshta virusi e ka pushim edhe ai.
Edhe pse numri i të infektuarve ka filluar të rritet Qeverisë nuk po i ngutet m’i vaksinu popullatën e në anën tjetër apelojnë që të bëhet vaksinimi.
Qeveria është përgjegjëse për këtë neglizhencë që po ndodhë sa i përketë vaksinimit, për dështim të programit të vaksinimit.
Ministër lëri pushimet, lëri dasmat e përvishju punës, keni marrë përgjegjësi, pandemia nuk luftohet me mashtrime, manipulime e populizëm.