Viti: Policia ndalon shoferin që po transportonte dy lopë pa dokumentacion
Një rast i dyshuar për transport ilegal të kafshëve është raportuar të enjten në fshatin Dobresh të Vitisë, rreth orës 07:45. Gjatë patrullimit, njësitë policore kanë ndalur një automjet me targa vendore, i cili drejtohej nga një mashkull kosovar. Në automjet janë gjetur të ngarkuara dy krerë lopë, për të cilat dyshohet se po transportoheshin…
Lajme
Një rast i dyshuar për transport ilegal të kafshëve është raportuar të enjten në fshatin Dobresh të Vitisë, rreth orës 07:45.
Gjatë patrullimit, njësitë policore kanë ndalur një automjet me targa vendore, i cili drejtohej nga një mashkull kosovar. Në automjet janë gjetur të ngarkuara dy krerë lopë, për të cilat dyshohet se po transportoheshin në mënyrë të parregullt, transmeton lajmi.net
Policia ka njoftuar menjëherë Agjencinë e Veterinarisë si dhe prokurorin kompetent për veprimet e mëtejshme.
Sipas autoriteteve, i dyshuari dhe kafshët janë liruar, ndërsa rasti do të hetohet në procedurë të rregullt./lajmi.net/