“Viti 2025 do jetë viti i matematikës në Kosovë” – Kurti tregon logon e Olimpiadës që do mbahet vitin tjetër
Gjatë prillit të 2025-tës, në Kosovë planifikohet të mbahet Olimpiada Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2025. Kjo garë ka për qëllim të inkurajojë vajzat që merren me matematikë dhe zbatimin e saj, shkruan lajmi.net. Gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës me pjesëmarrje të rreth 60 shteteve, duke i përfshirë…

Lajme
Gjatë prillit të 2025-tës, në Kosovë planifikohet të mbahet Olimpiada Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2025.
Kjo garë ka për qëllim të inkurajojë vajzat që merren me matematikë dhe zbatimin e saj, shkruan lajmi.net.
Gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës me pjesëmarrje të rreth 60 shteteve, duke i përfshirë edhe shtetet jo-evropiane që marrin pjesë si mysafirë.
“E falënderojmë komunitetin e matematikanëve shqiptarë, Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe të gjitha organizatat e tjera për angazhimin e tyre të pandërprerë në promovimin dhe avancimin e matematikës në Kosovë. Puna e tyre ka ndikuar thellësisht në avancimin e matematikës në Kosovë, duke ofruar mundësi dhe mbështetje profesionale të rinjve tanë për t’i shfaqur talentet e tyre matematikore në organizimet më prestigjoze ndërkombëtare”, ka thënë Kurti përmes një postimi.
“Viti 2025 do të jetë viti i matematikës në Kosovë”, theksoi ai. /Lajmi.net/