Vita kërkon publikimin e analizave: Ministri Muja po manipulon me të dhënat
Kompania Vita ka reaguar pas konferencës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke kundërshtuar deklaratat e ministrit në detyrë, Armend Muja, dhe duke kërkuar publikimin e rezultateve të analizave laboratorike. Në reagimin e saj, Vita pretendon se ministri nuk ka publikuar rezultatet e analizave të mostrave, të cilat, sipas kompanisë,…
Lajme
Kompania Vita ka reaguar pas konferencës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke kundërshtuar deklaratat e ministrit në detyrë, Armend Muja, dhe duke kërkuar publikimin e rezultateve të analizave laboratorike.
Në reagimin e saj, Vita pretendon se ministri nuk ka publikuar rezultatet e analizave të mostrave, të cilat, sipas kompanisë, ende nuk u janë dorëzuar edhe pse kanë kaluar 33 ditë nga marrja e tyre, transmeton lajmi.net.
Kompania thekson se të gjitha produktet e saj janë të etiketuara në përputhje me ligjin dhe garanton se produktet e brendit “Vita” janë prodhuar 100 për qind nga qumështi i freskët i fermerëve kosovarë.
Po ashtu, Vita i ka cilësuar si të pavërteta pretendimet për furnizimin me ujë dhe numrin e punëtorëve, duke bërë thirrje që ministri të konsultohet me institucionet përkatëse para se të dalë me deklarata publike.
Në fund, kompania i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-së që të publikojnë menjëherë rezultatet e analizave dhe ka akuzuar ministrin për shpifje dhe publikim të të dhënave të manipuluara.
Reagimi i plotë: