Vit i vështirë, por fantastik

Pep Guardiola e ka konsideruar një vit të vështirë, por fantastik, sezonin e parë nën drejtimin e Bayern Munichut. Trajneri spanjoll është i kënaqur me dy trofetë e fituar këtë sezon.

Sport

18/05/2014 16:20

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola e ka bërën jë bilanc për sezonin e parë të kaluar tek gjiganti bavarez, duke e konsideruar këtë si një vit të vështirë, por fantastik.

“Jam në vitin e pestë si trajner të një klubi profesionist, i gjashti në përgjithësi, pasi në të parin e drejtoja ekipin e dytë të Barcelonës”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll, pas fitores 2:0 ndaj Borussia Dortmundit në DFB-Pokal.

“Pas katër vjetësh me skuadrën e parë të Barcelonës, ky ishte sezoni më i rëndësishëm dhe më intrigues në karrierën time”.

“Gjermanishtja ime nuk është ende e mirë, kështu që duhet t’i bind lojtarët çdo herë. Pasi Bayerni i fitoi tre trofe me Jupp Heynckes sezonin e kaluar, nuk ishte e lehtë për mua”, përfundoi ai.