Vishnjet janë të shkëlqyera për shëndetin

Nuk ka asgjë më të shijshme, se një vishnje e freskët e pjekur nga rrezet e diellit, të cilat sipas studimeve kanë një numër të madh të pozitivitetit për shëndetin tonë.

Lifestyle

28/03/2014 19:57

Janë të mira për shëndetin e syve

Vishnjet përmbajnë beta karotene, që i ndihmojnë syve të marrin mineralet e nevojshme dhe i mbrojnë ato nga toksinat e dëmshme. Vishnjet përmbajnë 19 herë më shumë sasi të beta karotene sesa boronica.

Ndihmojnë për gjumë të mirë

Vishnja është njëra nga shumë ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më të mirë gjatë natës. Ata përmbajnë melatonin, një hormon natyral që ndihmon në rregullimin e gjumit dhe ritmin e trupit.

Përmirësojnë tretjen dhe ulin kolesterolin

Studimet kanë gjetur se Vishnjet e ulin nivelin e kolesterolit LDL, i cili është i dëmshëm për trupin nëse paraqitet në sasi të madhe. Ato gjithashtu përmirësojnë sistemin e tretjes.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak

Ngjyra e shkëlqyer e vishnjeve është për shkak të përmbajtjes së Antocyanineve, që është gjithashtu një antioksidant shumë i mirë më shumë i njohur në rrush dhe verë të kuqe. Këto antioksidantë ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak duke rritur produktin e insulinës.