Vishni të brendshme të pastra nesër! 7 Maji, dita ndërkombëtare e neglizhimit të pantallonave

Epo këto festa po që po dalin dore!

Fun

06/05/2021 14:15

Dita ndërkombëtare e neglizhimit të pantallonave është një event i përvitshëm në shumë vende të botës dhe mbahet të premten e parë të Majit, shkruan lajmi.net.

Kjo festë do të thotë se të gjithë duhet të dalin pa pantallona, vetëm në të brendshme kudo që shkojnë, qoftë punë, kafene, universitet etj.

Festa filloi në kampusin e universitetit të Teksas në Austin, kur njerëzit filluan çdo të premten e parë të Majit të heqin pantallonat si një mënyrë humoristike për të festuar fundin e semestrit.

Kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen e shumë personave dhe edhe pse ishte joformale, në vitin 2000 ajo u bë diçka më e madhe dhe u promovua nga shumë persona.

Disa shtete të tjera të SHBA  dhe pjesë të Kanadës, Francës, Suedisë, Australisë, Finlandës dhe Britanisë, u përfshinë në këtë trend.

Tani ka shumë persona që e festojnë këtë festë, dhe mund të duket shumë e çuditshme për juve, por shumë të tjerë në shtete të tjera janë shumë më të hapur ndaj gjërave të tilla.

Është një veprim humoristik që nuk ofendon askënd, kështu që festa vazhdon të festohet vit për vit, në të premten e parë të Majit! /Lajmi.net/