Visar Ymeri përsëritë ‘gabimin’, asnjë fjalë për Kosovën, “miqtë” e gozhdojnë në Facebook (Foto)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri edhe sonte ka treguar ndarësi në përkrahje të dy kombëtareve shqiptare në futboll.

Lajme

09/10/2016 22:58

Edhe pse Kosova ka luajtur nga ora 18 kundër Ukrainës, Ymeri sikur edhe në dy ndeshjet tjera, asnjë fjalë për Kosovën, derisa Shqipërinë e ka përkrahur edhe nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

“Na ke bërë bashkë. Na ke bërë krenar. Do të na bësh fitues. Përpara Kombëtare!”, ka shkruar Ymeri, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, sikur edhe në postimin e parë kur të njëjtën ditë kishin luajtur edhe Kosova edhe Shqipëria dhe Ymeri nuk e kishte nxjerrë as edhe një shkronjë për Kosovën, edhe sonte “miqtë” e tij në Facebook e kanë kritikuar ashpër.

Më poshtë i gjeni disa nga komentet në llogarinë e Ymerit pas postimit për mbështetje të Kombëtares. /Lajmi.net/