Visar Ymeri për ndarjen e 100 eurove për studentët: Kështu solidariteti shndërrohet në marketing e politika në bamirësi

Analisti Visar Ymeri ka reaguar pasi Qeveria në detyrë ndau nga 100 euro për studentët. Ymeri në Facebook ka thënë se këto ndihma, i shkojnë përshtati Albin Kurtit.   Sipas tij, solidariteti po shndërrohet në marketing e politika në bamirësi.   Asgjë! Veç marketing politik Ndihma financiare ndaj studentëve, pensionistëve, dhe familjeve me qëllim të…

Lajme

07/10/2025 16:39

Analisti Visar Ymeri ka reaguar pasi Qeveria në detyrë ndau nga 100 euro për studentët.

Ymeri në Facebook ka thënë se këto ndihma, i shkojnë përshtati Albin Kurtit.

 

Sipas tij, solidariteti po shndërrohet në marketing e politika në bamirësi.

 

Asgjë! Veç marketing politik

Ndihma financiare ndaj studentëve, pensionistëve, dhe familjeve me qëllim të sanimit të rritjes së kostos së jetesës, në parim do të kishte qenë gjë e mirë. Në fund të fundit këtë do të duhej ta bënte një qeveri social demokrate.

Mirëpo, politikat rishpërndarëse duhet të jenë të mirëmenduara, transparente, të parashikueshme e në përputhje me parimet e drejtësisë sociale. Kur këto ndihma vijnë në prag të zgjedhjeve (në këtë rast lokale) ato e humb kuptimin. Çka do të duhej të trajtohej si e drejtë e qytetarëve shndërrohet në favor nga politikani (në këtë rast Albin Kurti).

Çka i duhet Kosovës janë institucione dhe mekanizma institucional – mekanizma të mirëqenies që garantojnë parashikueshmëri, planifikim, dhe mbrojtje për të gjithë, në kohë të mira e të vështira, pavarësisht kush është në pushtet. VV e Kurti kurrë nuk u denjuan që këto ndihma t’i shndërrojnë në të drejta për qytetarët, duke u kujdesur vazhdimisht që këto t’i mbajnë në nivel të zemërgjërësisë së Liderit pa kurfarë transparence, llogaridhënie e parashikueshmërie.