Visar Ymeri nuk e deklaron pasurinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nuk figuron në listën e zyrtarëve të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyre.

Lajme

01/06/2015 21:39

Edhe pse partia e Ymeri thirret në respektimin e ligjit, megjithatë kreu i kësaj partie nuk ka dhënë shembull të mirë në respektimin e ligjit, transmeton ORAinfo.

Ymeri si deputet është i detyruar që ta bëjnë deklarimin e pasurisë.

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) sot ka publikuar pasurinë e personave zyrtarë.

AKK ka bërë të ditur se 98.3 për qind e zyrtarëve të lartë e kanë deklaruar pasurinë, që numerikisht i bije se nga 4200 deklarimin e kanë bërë 4125.