Visar Azemi i reagon Hekuran Muratit: Gënjeshtar i dobët, askush s’të merr seriozisht 

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, i ka reaguar minsitrit të Financave, Hekuran Murati, i cili sot gjatë ditës është marrë me premtimin e LDK-së për një investim disa miliardë euro. Azemi i ka thënë Muratit se askush s’e merr seriozisht, meqë pasi ka shpenzuar 12 miliardë euro bugjet për 4 vite, s’është në…

Lajme

07/02/2025 18:25

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, i ka reaguar minsitrit të Financave, Hekuran Murati, i cili sot gjatë ditës është marrë me premtimin e LDK-së për një investim disa miliardë euro.

Azemi i ka thënë Muratit se askush s’e merr seriozisht, meqë pasi ka shpenzuar 12 miliardë euro bugjet për 4 vite, s’është në gjendje ta përmend as edhe një projekt të vetëm.

Reagimi i plotë:

Hekuran, ti mund të bësh llogari sa të duash, por problemi është se askush më nuk të merr seriozisht.

Pas shpenzimit të rreth 12 miliardë euro buxhet me 51 % të votave, nuk je në gjendje me përmend asnjë projekt të vetëm, e qenke marrë me shifrat e LDK-së.

Po, ne me programin “Rruga e Re”, për 4 vite kemi me pas buxhetin e Republikës 15 miliardë euro prej të cilave 5 miliardë euro do të shkojnë në projekte kapitale që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik e mireqenien e qytetarëve.

Por pas 4 viteve do të ketë një listë të gjatë të projekteve që do t’i lëmë trashëgimi qytetarëve të vendit.

Nuk ka numër që ke dhënë ti Hekuran, e që është i vërtetë.

Nese për diçka do të mbahesh mend, është që je gënjeshtar i dobët.

Për dallim prej shefit tënd që është mjeshtër ne zanatin e gënjeshtrave.