Virusi që preku Kinën tani depërtoi edhe në vendet tjera

Virusi vdekjeprurës po vret njerëz në Kinë.

Bota

24/01/2020 10:15

Virsui vdekjeprurës kaloi edhe në Azi, kjo është shumë e lehtë, mjafton një teshtim e vetme dhe bëhet ngjitëse, thonë shkencëtarët, raporton “Daiy Mail”, transmeton lajmi.net.

17 persona kanë vdekur kurse 600 janë të infektuar të paktën në 10 vende. Ekspertët supozojnë që virusi mund ti vras mijra njerëz.

Tre shtete tjera janë infektuar nga ky virus, si Singapori, Vietnami dhe Arabia Saudite. Në Singapor ishte 66 vjeçari i cili erdhi me familjen e tij nga Wuhan dhe u vendos në spital pasi që u zbulua që ishte infektuar nga virusi.

Në Vietnam, një person nga Kina dhe djali i tij janë vendosur në spitalin e Ho Chi Minh City pas fluturimit nga Wuhan. Edhe pse ata janë në gjendje të mirë kjo qështje është për tu brengosur sepse virusi po përhapet shumë shpejtë në të gjitha vendet./Lajmi.net/