Virusi i ri kinez mbërrin edhe në Britaninë e Madhe, ekspertët kërkojnë nga qytetarët të jenë të kujdesshëm

Ekspertët kanë paralajmëruar sot qytetarët britanikë që të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të fshehta të një virusi të ngjashëm me gripin, i cili mund të jetë i rrezikshëm, sidomos për personat më të cenueshëm. Infeksioni i njohur si virusi human metapneumovirus (HMPV) ka regjistruar një rritje të shpejtë të rasteve në provincat veriore të…

Bota

07/01/2025 11:17

Ekspertët kanë paralajmëruar sot qytetarët britanikë që të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të fshehta të një virusi të ngjashëm me gripin, i cili mund të jetë i rrezikshëm, sidomos për personat më të cenueshëm.

Infeksioni i njohur si virusi human metapneumovirus (HMPV) ka regjistruar një rritje të shpejtë të rasteve në provincat veriore të Kinës, veçanërisht te fëmijët.

Burime nga mail online zbulojnë se ky virus është tashmë i pranishëm edhe në Britani dhe po rritet me shpejtësi. Të dhënat më të fundit tregojnë se rastet e HMPV në Mbretërinë e Bashkuar kanë parë një rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit, më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

HMPV u zbulua për herë të parë në Britani në vitin 2001, me mesatarisht katër raste në javë të regjistruara përmes testeve PCR gjatë dimrit. Por ekspertët paralajmërojnë se një rritje e fshehtë mund të jetë në zhvillim, pasi virusi mund të qëndrojë i fshehur në trup për disa ditë para se të shfaqë simptomat e zakonshme, duke u përhapur kështu pa u vënë re.