Viruset gripale, vetëm në 3 ditë 850 fëmijë marrin mjekim në Shqipëri
Fundi i Janarit shënon pikun e të prekurve nga viruset gripale. Pacientët e vegjël janë më të ndjeshëm nga këto viruse për shkak të imuniteti të dobët. Një ndër shkaqet e gripit dhe të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes është ulja e ndjeshme e temperaturave.

Lajme
Në ditët e fundit, 850 prindër kanë kërkuar ndihmën e mjekëve për fëmijët e tyre duke u paraqitur në Urgjencën e QSUT në Tiranë.
Në 3 ditët e fundit, në urgjencën e pediatrisë në QSUT janë paraqitur 850 fëmijë për shkak të gripit sezonal apo infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Luhatja e menjëhershme e temperaturave sipas mjekëve në këtë shërbim, ka shtuar fluksin e pacientëve të vegjël të cilët kanë dhe imunitet më të dobët.
Prindërit janë ata që me shfaqjen e simptomave të para duhet të paraqiten me fëmijët te mjeku i familjes, qendrat shëndetësore apo në urgjencat e spitaleve.