Villareal, skuadra e vetme që mposht Bayernin në këtë sezon në Champions League
Villareal e ka mposhtur Bayernin me rezultat 1-0 në kuadër të çerekfinales së Champions League.

Sport
“Nëndetsja e Verdhë” realizoi më të filluar ndeshja përmes Arnaut Danjuma, shkruan lajmi.net.
E veçanta e kësaj fitoreje, pos që i bën djemtë e Unai Emerys të besojnë në kualifikim tutje, është edhe fakti se Villareal bëhet skuadra e vetme që arrin t’i mposhtë “bavarezët” këtë sezon.
Bayerni e kaloi fazën e grupeve me të gjitha fitore, e poashtu triumf arriti të realizojë edhe në fazën e 1/8-es së finales.
Në anën tjetër, Villareal, para ndeshjes me Bayern, elimimoi Juventusin, sinjal ky që tregoi se spanjollët nuk janë rastësisht në mesin e skuadrave më të dalluara evropiane. /Lajmi.net/