Vilanova e bashkoi Barcelonën
Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka insistuar se sëmundja e Tito Vilanovës e bashkoi ekipin që fitoi titullin në La Ligë me shifër historike prej 100 pikësh, më 2013. Vilanova vuan nga kanceri në gjëndrat e pështymës dhe tretmani e mbajti larg bankinës së gjigantit katalan për pjesën më të gjatë të edicionit 2012-13, para se…

Sport
Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka insistuar se sëmundja e Tito Vilanovës e bashkoi ekipin që fitoi titullin në La Ligë me shifër historike prej 100 pikësh, më 2013.
Vilanova vuan nga kanceri në gjëndrat e pështymës dhe tretmani e mbajti larg bankinës së gjigantit katalan për pjesën më të gjatë të edicionit 2012-13, para se të tërhiqej përfundimisht nga detyra në fund të sezonit.
Mirëpo, Xavi ka thënë se viti i kaluar solli shumë gjëra pozitive. “Nëse kthehem prapa, 2013 ka qenë një vit shumë i mirë. Ne dështuam për pak në Copa del Rey dhe u ndalën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Por, ishte një arritje e madhe që fituam ligën në mënyrën siç e bëmë, duke konsideruar rrethanat e sëmundjes së Vilanovës”, deklaroi Xavi për Fifa.com.
“Mendoj se rasti i tij e bashkoi ekipin edhe më tepër, duke na inspiruar drejt titullit më shifër historike prej 100 pikëve”, u shpreh ai.