Viktor Orban i del në mbështetje të Trump: Njerëzit e fortë bëjnë paqen
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i doli në mbështetje të presidentit të SHBA, Donald Trump, pas takimit që pati ky i fundit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky Orban potencoi se “njerëzit e fortë bëjnë paqen” ndërsa përkrahi Trumpin për qëndrimin e tij. “Njerëzit e fortë bëjnë paqen, njerëzit e dobët bëjnë luftën. Sot, presidenti Donald…

Bota
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i doli në mbështetje të presidentit të SHBA, Donald Trump, pas takimit që pati ky i fundit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky
Orban potencoi se “njerëzit e fortë bëjnë paqen” ndërsa përkrahi Trumpin për qëndrimin e tij.
“Njerëzit e fortë bëjnë paqen, njerëzit e dobët bëjnë luftën. Sot, presidenti Donald Trump qëndroi me guxim për paqen, edhe sikur të ishte e vështirë për shumë të tjerë ta pranonin. Faleminderit, zoti President!” – shkroi Orban.
Strong men make peace, weak men make war.
Today President @realDonaldTrump stood bravely for peace. Even if it was difficult for many to digest. Thank you, Mr. President!
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) February 28, 2025