Viktor Buzhala dorëhiqet nga Guxo: Nuk më mjafton të jem vetëm anëtar i thjeshtë i një partie politike

Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit nga partia Guxo, Viktor Buzhala ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se arsyeja e kësaj dorëheqje është pasi nuk e plotëson e as nuk i mjafton të jetë vetëm anëtar i thjeshtë i një partie…

Lajme

02/04/2026 10:08

Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit nga partia Guxo, Viktor Buzhala ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se arsyeja e kësaj dorëheqje është pasi nuk e plotëson e as nuk i mjafton të jetë vetëm anëtar i thjeshtë i një partie politike.

Buzhala përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për të hyrë në politikë ka sakrifikuar shumë në aspektin personal, me qëllimin që të kontribonte por që ka thënë se nuk iu dha ajo mundësi, shkruan lajmi.net.

“Siç e dini une nuk arrita te behem deputet, nuk jam pjese e asnje dikasteri qeveritar apo institucional, sikurse nuk jam pjese e asnje strukture te Guxo, pra nuk me eshte dhene apo ofruar asnje pergjegjesi aty. E kjo situate, ku une mbetem totalisht i paangazhuar, duke konsideruar qe mundesia per te kontribuar nga kendi i anetarit te thjeshte te nje partie eshte zero, bie ndesh totalisht me ate per cka une jam angazhuar ne politike”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Ai ka falënderuar kryetaren e Guxo-s, Donika Gërvallën për mbështetjen.

“Per fund, me duhet te sqaroj qe bindjet e mia politike mbesin te njejta dhe ndermend me i ndryshu nuk e kam”, ka shtuar Buzhala./Lajmi.net/

Postimi i plotë: