Vijojnë trazirat në Ferguson, aplikohet ora policore

Policia amerikane ka përdorur bombola tymi ndaj demonstruesve nëpër rrugët e Fergusonit, në shtetin federal Missouri, pasi hyrjes në fuqi të kufizimit të lëvizjes, përkatësisht orës policore.

Bota

17/08/2014 12:33

Kjo ishte përleshja e fundit në mes të protestuesve dhe policisë, pasi një pjesëtarë i racës së bardhë të policisë amerikane vrau një adoleshent të racës së zezë në këtë rajon, raporton Retuers.

Policia, e cila mbante pajisje për kundërvënie demonstratave të dhunshme dhe kishte automjete të blinduara, ka përdorur zë zmadhues për t’iu thënë demonstruesve që duhet të largohen nga rrugët.