“Vij nga e ardhmja dhe me 8 maj do të zbulohet një planet kopje e Tokës”  – Pretendimet e burrit që “udhëtoi në kohë”

Burri ka ndarë në TikTok disa pretendime, nga eksperienca e tij “në të ardhmen”, edhe pse shumica janë skeptik, ka një pjesë të njerëzve që e besojnë këtë.

Fun

04/05/2021 09:38

Një burrë, që “ka udhëtuar në kohë”, dhe vjen nga viti 2582 ka thënë se me 8 maj 2021 do të bëhet një zbulim i pabesueshëm, shkruan lajmi.net.

Ky aventurist që është i njohuri si “authentictimetraveler” në TikTok, ka postuar disa video me pretendime, që ai thotë se janë e vërteta që ai po përpiqet të iu mësoj njerëzve para se të ndodhin me të vërtetë.

Ai postoi të shtunën një video, ku tregoi se çfarë do të ndodhë me 8 maj. Ai ka paralajmëruar se kjo video nuk është një shaka, dhe se me 8 maj 2021, astronautët do të zbulojnë një planet që është identik sikur Toka, brenda sistemit diellor.

Ky planet, do të jetë kopje perfekte e Tokës, me efekt pasqyrë, pra çdo gjë do të jetë në anë të kundërt.

Ai shtoi se kjo do të jetë hera e parë që njerëzit do të gjejnë jetë në galaktikë.

Deri më tani askush nuk e di se si duket ky person, por të gjithë janë të interesuar në teoritë e tij, që ai thotë se janë të vërteta.

Disa komentues ishin shumë të interesuar të dinë më shumë, por një pjesë e madhe janë skeptik për këtë pretendim.

Një tjetër burrë që thotë se gjithashtu vjen nga viti 2582 ka thënë se bota do të përjetoj 3 ditë errësire në vitin 2026.

Një tjetër që pretendon se vjen nga viti 2485 ka thënë se me 7 tetor 2021 do të bëhet një zbulim shumë i madh për botën.

Çfarë mendoni ju për këto pretendime, a janë të vërteta apo gënjeshtra? Epo për të parën, do të vërtetohemi shumë shpejtë! /Lajmi.net/