Vihet gurthemeli i Qendrës për Aftësime Profesionale në Podujevë

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës Agim Veliu kanë vënë gurthemelin e Qendrës për Aftësime Profesionale në komunën e Podujevës, objekt ky i pari i kësaj natyre në këtë komunë. Ky objekt pas përfundimit të punëve teknike, do t’iu mundësojë personave të papunë…

Lajme

27/06/2017 18:29

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës Agim Veliu kanë vënë gurthemelin e Qendrës për Aftësime Profesionale në komunën e Podujevës, objekt ky i pari i kësaj natyre në këtë komunë.

Ky objekt pas përfundimit të punëve teknike, do t’iu mundësojë personave të papunë trajnimin dhe aftësimin e tyre sipas nevojave të tregut të punës në Komunën e Podujevës. Gjithashtu do të ofrojë shërbime tjera të natyrës administrative si psh. këshillime, ndërmjetësime në punë etj.

Poashtu bëhet e ditur se tri profesionet që do të ofrohen si trajnime janë: IT, rrobaqepësi dhe parukeri.

Vlera financiare e këti projekti është 149,613.91 euro me gjithsej 650 metra katrorë dhe pritet të përfundojë pas 5 muajsh, transmeton Klan Kosova.