Vidhet xhamia në Koretin të Kamenicës, vjedhësit marrin kasafortën dhe një DVR kamerash
Foto: Ilustrim Persona të panjohur kanë vjedhur xhaminë në fshatin Koretin të Kamenicës. Këtë vjedhje e njoftoi përgjegjësi i xhamisë pranë organeve kompetente, përcjell lajmi.net. Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, vjedhësit kanë arritur të marrin kasafortën dhe DVR-në e kamerave. “Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur…

Lajme
Foto: Ilustrim
Persona të panjohur kanë vjedhur xhaminë në fshatin Koretin të Kamenicës.
Këtë vjedhje e njoftoi përgjegjësi i xhamisë pranë organeve kompetente, përcjell lajmi.net.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, vjedhësit kanë arritur të marrin kasafortën dhe DVR-në e kamerave.
“Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave. Rasti nën hetime”, thuhet ndër tjerash në raport.