Vidhet trafoja elektrike dhe nafta në Sllatinë të Fushë Kosovës
Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Sllatinë, ku persona të panjohur kanë vjedhur një trafo të energjisë elektrike dhe sasi të naftës. Sipas raportit policor, trafoja ishte e vendosur në një shtyllë elektrike, ndërsa përveç saj është raportuar se nga rezervuari i një kamioni dhe nga makineri të tjera pune mungon nafta. Lidhur me…
Lajme
Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Sllatinë, ku persona të panjohur kanë vjedhur një trafo të energjisë elektrike dhe sasi të naftës.
Sipas raportit policor, trafoja ishte e vendosur në një shtyllë elektrike, ndërsa përveç saj është raportuar se nga rezervuari i një kamioni dhe nga makineri të tjera pune mungon nafta.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet nga organet e rendit janë në zhvillim.
“Është raportuar se është vjedhur trafoja e energjisë elektrike që ka qenë e vendosur në shtyllë, po ashtu edhe nga rezervuari i kamionit dhe makineritë tjera mungon naftë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”.