Vidhet një veturë në Shtime, policia e arreston të dyshuarin dhe ia rikthen automjetin pronarit

Dje, në ora 06:30 të mëngjesit, Policia e Kosovës mori një raportim për një veturë të vjedhur në qytetin e Shtimes, saktësisht në rrugën “De Rada”. Pas aktivizimit të policisë, i dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar, kurse automjeti i është rikthyer ankuesit, shkruan lajmi.net Raporti i plotë: VETURË E VJEDHUR-E GJETUR Rr. De Rada,…

Lajme

25/05/2025 08:39

Dje, në ora 06:30 të mëngjesit, Policia e Kosovës mori një raportim për një veturë të vjedhur në qytetin e Shtimes, saktësisht në rrugën “De Rada”.

Pas aktivizimit të policisë, i dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar, kurse automjeti i është rikthyer ankuesit, shkruan lajmi.net

Raporti i plotë:

VETURË E VJEDHUR-E GJETUR

Rr. De Rada, Shtime 24.05.2025 – 06:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur automjetin e tij. Njësia policor ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti i është kthyer ankuesit./lajmi.net/