Vidhet kasaforta e një depoje në Graçanicë, hajnat marrin një shumë të konsiderueshme parash

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të së shtunës në fshatin Suvi Do të Graçanicës, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në zyrën e një depoje dhe kanë vjedhur para nga kasaforta. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 02:00, shkruan lajmi.net. “Persona të…

Lajme

12/07/2026 08:48

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të së shtunës në fshatin Suvi Do të Graçanicës, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në zyrën e një depoje dhe kanë vjedhur para nga kasaforta.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 02:00, shkruan lajmi.net.

“Persona të panjohur, me përdorim force, kanë depërtuar në zyrën e një depoje dhe nga kasaforta kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të hollash”, thuhet në raportin policor.

Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore. Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin e autorëve. /Lajmi.net/