Vidhen stoli ari e para nga një shtëpi në Shupkovc të Mitrovicës

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Shupkovc të Mitrovicës. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull, pasi që i njëjti dyshohet se me përdorim force ka depërtuar në shtëpinë e viktimës nga ku ka vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në…

Lajme

10/08/2026 10:18

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Shupkovc të Mitrovicës.

Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull, pasi që i njëjti dyshohet se me përdorim force ka depërtuar në shtëpinë e viktimës nga ku ka vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/