Vidhen pajisje në vlerë të 1500 euro në Qendrën për Aftësim Profesional në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Zveçan, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në objektin e Qendrës për Aftësim Profesional dhe kanë vjedhur pajisje pune me vlerë rreth 1500€. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se sipas ankuesit edhe më parë kishin ndodhur vjedhje të tilla, mirëpo nuk kishte…

Lajme

01/05/2025 09:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Zveçan, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në objektin e Qendrës për Aftësim Profesional dhe kanë vjedhur pajisje pune me vlerë rreth 1500€.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se sipas ankuesit edhe më parë kishin ndodhur vjedhje të tilla, mirëpo nuk kishte raportuar në polici.

Derisa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Doljani, Zveçan 30.04.2025 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në objektin e Qendrës për Aftësim Profesional dhe kishin vjedhur pajisje pune me vlerë rreth 1500€. Sipas ankuesit edhe më parë kishin ndodhur vjedhje të tilla, mirëpo nuk kishte raportuar në polici. Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/