Vidhen 6 shtëpi të serbëve dhe shqiptarëve në Suhodoll të Lipjanit

Në fshatin Suhodoll në Lipjan, mbrëmë kanë ndodhur vjedhje në gjashtë shtëpi të ndryshme, shkruan TV Most.

Lajme

07/06/2016 15:24

Vëllezërve Nastic, u janë vjedhur një gjenerator, dy kuti me vegla pune dhe një rimorkio, gjëra këto me vlerë deri në gjashtë mije euro.

Fqiut të tyre shqiptarë u është vjedhur një lopë, përderisa në një shtëpi tjetër në po të njëjtën lagje janë vjedhur dy biçiklete.

Familja Nistic ka paraqitur rastin në polici, megjithatë ka pak shpresë për gjetjen e fajtorëve.

Rastet në fjalë i ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe ka deklaruar që hetuesit policor në Graçanicë janë duke punuar për zbardhjen e këtyre rasteve. /klankosova