Vidhen 792 euro nga një pompë derivatesh në Klinë, nën kërcënimin e armës

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në fshatin Poterq i Ulët në Klinë. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh nga një veturë ka dalë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 euro para. Pas kryerjes së veprës i dyshuari (…

Lajme

10/11/2022 10:43

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në fshatin Poterq i Ulët në Klinë.

Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh nga një veturë ka dalë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 euro para.

Pas kryerjes së veprës i dyshuari ( që dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë) janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes, transmeton lajmi.net.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është nën hetime./Lajmi.net/