Vidhen 4 mijë euro në “Western Union” e Mitrovicës
Në filialin e “Wester Union”, në veri të Mitrovicës afër urës së Ibrit, janë vjedhur 4 mijë euro.
Lajme
12/03/2015 12:07
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve kanë sulmuar këtë filial. Ai ka thënë se policia është në rrugë të mirë për t’i kapur autorët e vjedhjes, transmeton Koha.net