Videoja që tregon se si funksionon maska në parandalimin e përhapjes së COVID-19

Mbani maskën!

Lajme

09/08/2020 08:18

Kjo është thirrja e vazhdueshme që dëgjohet nga të gjitha institucionet shëndetësore në mbarë botën.

Tashmë veçse është vërtetuar që maska ju mbron juve dhe të tjerëve.

Një video është realizuar e cila qartë tregon se si funksionon maska në të vërtetë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19.

Nëse ende nuk jeni bindur se maska ju mbron, atëherë shikojeni me vëmendje këtë video.

Në rastin e parë, personi nuk ka vënë maskë tek flet, kollitet apo teshtinë. Në të dytën dhe tretën, mban maskë por ndër më të thjeshtat (e punuar në kushte shtëpie), dhe në rastin e fundit, personi ka vënë një maskë kirurgjikale.

Mbani maskën, kujdesuni për veten dhe të tjerët!

YouTube player