Videoja që dëshmon se ‘Toyota Supra’ është më e shpejtë në pistë sesa çdo makinë tjetër
Toyota Supra është testuar përfundimisht në pistën e Nurburgingut, Gjermani, duke arritur ta kalojë tërë shtegun për shtatë minuta e 52,17 sekonda.
Bota
Kjo arritje i atribuohet specifikave të makinës, e cila posedon një motor që i ofron 355 kuaj-fuqi, transmeton lajmi.net.
Rekordi i mëparshëm në këtë piste ishte shtatë minuta e 55 sekonda, i vendosur nga BMW Z4.
Çmimi i cili është vendosur këtij prodhimi sportiv është afro 50 mijë dollarë. /Lajmi.net/
