VIDEO: Reagimi epik i sekretarit të Shtetit derisa Trump e Zelensky po përplaseshin

Po vazhdon të komentohet edhe më tej përplasja e presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin raportohet se e ka përzënë nga Shtëpia e Bardhë pas krejt këtyre zhvillimeve. Ndërkohë, në rrjetin social “X” është bërë virale një video e sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili duket të jetë goxha…

Bota

28/02/2025 21:35

Po vazhdon të komentohet edhe më tej përplasja e presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin raportohet se e ka përzënë nga Shtëpia e Bardhë pas krejt këtyre zhvillimeve.

Ndërkohë, në rrjetin social “X” është bërë virale një video e sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili duket të jetë goxha në siklet, derisa në Zyrën Ovale po flitej me tone të larta.

Zelensky: T’ia nisim nga fillimi. Së pari, gjatë luftës, të gjitha kanë problem, edhe ju. Por ju, keni një oqean të mirë dhe ju nuk e ndjeni tani, por do ta ndjeni në të ardhmen. Falë zotit, ju nuk keni një luftë…

Trump: Mos na trego se çfarë të ndjejmë, po mundohemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë.

Zelensky: Nuk po ju tregoj, po përgjigjem…

Trump: Sepse nuk je në një pozicion për ta diktuar këtë. Nuk je në pozicion se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë, do të nidhemi shumë mirë, dhe shumë të fuqishëm.

Zelensky: Do të ndjeni ndikim

Trump: Aktualisht nuk jeni në një pozicion shumë të mirë, e keni lejuar vetën që të ndodheni në një pozicion shumë të keq dhe ai (J.D Vance) ka të drejt për këtë.

Zelensky: Që nga fillimi i luftës…

Trump: Nuk jeni në pozicion të mirë. Nuk keni kartat aktualisht. Me ne filloni t’i keni kartat. Por tani, je duke luajtur me karta, je duke luajtur bixhoz me miliona njerëz, je duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që je duke bërë është mungesë respekti ndaj këtij shteti që të ka përkrahur më shumë se sa shumë njerëz kanë thënë.