Videoja që është duke qarkulluar në internet nuk është nga aksidenti i Kobe Bryant
Një video që është duke qarkulluar në internet dhe media të ndryshme, nuk është aksidenti tragjik i legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Sport
Rrjetet sociale janë mbushur me reagime pas shpërdarjes së një xhirimi të rremë që sugjerohej se ishin pamjet e rrëzimit të helikopterit ku vdiq Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe anëtarët e tjerë në bord, transmeton lajmi.net.
Në pamjet e publikuara thuhej se bëhej fjalë për helikopterin e Bryant.
Por, helikopteri i rrëzuar është në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pamjet janë nga viti 2018.
Tifozë të basketbollit e kanë quajtur videon të tmerrshme dhe e shohin si mungesë respekti ndaj legjendës së basketbollit. /Lajmi.net/