Video për Rexhep Selimin në Facebook: Shokët po dyshojnë që ai po “këndon” në Hagë

Pas debatit të fundit që është ngritur në publik, në shumë faqe në rrjete sociale ëshë duke qarkulluar një video nga debati i ashpër Haradinaj – Selimi në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

19/01/2020 17:55

Në këtë debat, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj kishte drejtuar akuza të kohës së luftës dhe pasluftës në drejtim të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Para se ta akuzonte se ka “kënduar në Hagë”, në këtë debat Haradinaj kishte thënë që Rexhep Selimit kurrë asnjë therë nuk i kishte hyrë dhe pas luftës asnjë ditë burg nuk e kishte mbajtur, duke ngrehur dyshime se pse ai kishte shpëtuar kaq mirë dhe madje e kishte quajtur edhe rrenc të madh.

Edhe në këtë video që po qarkullon në disa faqe në Facebook ngrihen pikëpyetje nëse Rexhep Selimi është dëshmitar i Gjykatës Speciale, ashtu siç dyshojnë shokët e tij të luftës. /Lajmi.net/