VIDEO: Pasi i ra të fikët, Fifi bie për tokë për herë të dytë në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Situata brenda shtëpisë mbrëmë ka qenë dramatike.

ShowBiz

24/11/2021 08:10

Kjo për arsyen e gjendjes së këngëtares, Filloreta Raçi, shkruan lajmi.net.

Asaj i ra të fikët e cila më vonë mori veten duke vazhduar edhe qëndrimin brenda shtëpisë.

Ndërkohë, këngëtari Valon Shehu ishte banori i ri i cili nisi këtë aventurë teksa ai ishte me kitarë në oborr kur dhe u prezantua klipi i tij para banorëve, derisa ishte Fifi e para ajo e cila me vrap për ta takuar duke qenë se e kishte shok që nga jashtë.

Duke vrapuar, këngëtarja pengohet nga ulëset që ndodheshin në oborr dhe rrëzohet sërish por që shumë shpejt çohet dhe përqafon Valonin.