VIDEO | Pamje të rralla të Messit si 16 vjeçar, duke shënuar 4 gola ndaj Sevillas

Sevilla është njëra ndër skuadrat që Lionel Messi ka shënuar shumë gola, e ai një gjë të tillë e bënte edhe kur ishte vetëm 16 vjeç.

Sport

09/02/2021 23:32

Ai do të ketë shansin të shënojë përsëri të mërkurën pasi Barca do të përballet me Sevillen në Copa del Rey, shkruan lajmi.net.

Barcelona ka ngarkuar një video të Leo Messi që shënon 4 gola në një ndeshje vs Sevilla në moshën 16 vjeçare.

Në përgjithësi, Sevilla ka pësuar 37 gola kundër Argjentinasit në vetëm 38 ndeshje.

Skuadra e dytë ‘e preferuar’ e Messit është Atletico Madrid (32 gola të shënuar në 38 ndeshje) e cila ndiqet nga Valencia (29 gola në 34 ndeshje).

Barca do të ndeshet me Sevilla në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey të Mërkurën, 10 shkurt./Lajmi.net/