VIDEO në STOP/ “Drejtoresha më mban një pjesë të rrogës”
Emisioni investigativ “STOP”, në Televizionin Klan është ndaluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit dhe pikërisht tek ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve, ose quajtur ndryshe në konviktet e këtij qyteti. Kjo godinë është pronë e Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa punonjësit pagat i marrin nga Ministria e Arsimit.
Lajme
Ndërkohë, kjo ndërmarrje funksionon me vetëfinancim, ku të ardhurat që mblidhen shërbejnë për mirëmbajtjen e tri godinave.
Një nga kujdestaret e këtij konvikti, Nexhmije Kacollja, ka denoncuar në “STOP”, se drejtoresha i mban një pjesë nga paga mujore. Ajo thotë se i janë ndaluar për dhjetë muaj nga 110 mijë lekë të reja.
Edhe pasi u ankua, ndalesa vazhdoi, por tashmë me 4 mijë lekë të reja. Nexhmija shkoi për të takuar vetë drejtoreshë e këtij institucioni në Elbasan, ku komunikimi ndërmjet njëra – tjetrës ka degjeneruar në dhunë verbale dhe fizike.
Kujdestarja – Drejtoreshë mbaruat?
Drejtoresha – Jo nuk mbarova.
Kujdestarja – Mund të flasim pak?
Drejtoresha – Urdhëro!
Kujdestarja – Unë vajta për të marrë rrogën dhe marr 40 mijë lekë mangët, nuk e di pse?
Drejtoresha – Po, janë unifikuar pagat e kujdestarëve.
Kujdestarja – Vetëm mua?
Drejtoresha – Jo janë ulur shumë paga.
Kujdestarja – Po për çfarë arsye?
Drejtoresha – Sepse e para nuk ke studentë dhe e dyta për godinën dy, ti e sheh që pot ë mbajmë si për hatër. Të gjithë kujdestarët kanë të njejtën pagë.
Kujdestarja – Vetëm mua?
Drejtoresha – Moj zonjë, janë bërë tre kujdestaret me të njejtën pagë.
Kujdestarja – Ok, të shoh borderonë…
Drejtoresha – Borderonë do shohësh ti?
Kujdestarja – Po.
Drejtoresha – Ik mi ku të duash shif tani, na lër rehat!
Kujdestarja – Po pse? Drejtoreshë të lutem, se një herë më hoqe 1 milion e 100 mijë lekë…
Drejtoresha – Kush t’i hoqi?
Kujdestarja – Ti mi hoqe mua. Më hoqe 1 milion e 100 mijë lekë.
Drejtoresha – Ik mi na lër rehat, ik mi se po rri në punë kot.
Kujdestarja – Drejtoreshë të lutem, më jep rrogën se më takon.
Drejtoresha – A ka mundësi se jam duke folur në telefon, vazhdo tani!
Kujdestarja – Pse nuk më kthen përgjigje?
Drejtoresha – Çfarë përgjigje do ti moj, se s’ke studenta dhe po rri në punë kot…
Kujdestarja – Moj po të lutem, më ke marrë 1 milion e 140 mijë lekë…
Drejtoresha – Shko interesohu ku të duash!
Kujdestarja – Moj zonjë, më ke heq rrogën padrejtësisht.
Drejtoresha – Moj ti shko, se nuk ta kam heq vetëm ty, se janë të gjithë pa rrogë, ik tani na lër rehat!
Kujdestarja – Më trego borderotë! Hajde të shkojmë të dyja tek financa dhe të shohim borderotë, të lutem!
Drejtoresha – Pse kush je ti? Ik moj shko moj fol me shefin! Moj ti shoqe është ulur paga e të gjithëve…
Kujdestarja – Më hoqe 1 milion e 100 mijë lekë…
Drejtoresha – Kush ta hoqi moj, kush ta hoqi?
Kujdestarja – Ti ma hoqe drejtoreshë.
Drejtoresha – Po ik moj ti tani! Këtu po ngelin të gjithë pa punë, po ik moj…
Kujdestarja – Mos më merr mua celularin, se celulari është i shtëpisë time. S’ke punë ti me celularin e shtëpisë time!
Drejtoresha – Është marrë një vendim nga bordi. Ne jemi drejt falimentimit.
Kujdestarja – Po!
Drejtoresha – Po rrijmë si po rrimë, dy muaj, tre muaj derisa ta shtyjmë. Tani, bordi ka marrë një vendim: pagat e kujdestarëve unifikohen të treja dhe bëhen me të njejtën pagë. Të tre kujdestaret kanë të njejtën pagë. Është ulur paga e atij të burimeve njerëzore, është ulur paga e Marios, që është sekretari. Shiko borderotë lart. Në qoftë se të gënjej, hajde më pështyj në fytyrë!
Kujdestarja – Paga jote është ulur?
Drejtoresha – Paga ime nuk ndryshohet se është me vendim të ministrit.
Kujdestarja – Drejtoreshë, herës tjetër që më hoqe rrogën, që vajta atje, ku e di ti shumë mirë, më thanë: Në qoftë se ndërmarrja është drejt falimentimit, paga do fillojë nga drejtuesit deri poshtë. Po se e vure shoqen tënde ti aty në konvikt, kur nuk ka studentë?
Drejtoresha – Duhen tre kujdestare.
Kujdestarja – Jo, jo po ti the që s’ka studentë, ka 20 veta. Pse duhet të hyjë?
Drejtoresha – Moj ti zemra ime…
Kujdestarja – Pse e vure ti atë? Pse është shoqja jote?
Drejtoresha – Moj ti e kupton që po flet kot?
Kujdestarja – Më ke torturuar tre vjet. /tvklan.al