Video: Mediat në Beograd raportojnë se ushtria serbe i është afruar kufirit me Kosovën

Pas tensioneve të sotme në veri, Ushtria e Serbisë i është afruar kufirit me Kosovën.

Lajme

21/09/2021 01:04

Kështu të paktën raportojnë mediat në Beograd, të cilat duke iu referuar imazheve të një videoje, thonë se 10 vetura ushtarake tanimë i janë afruar kufirit me Kosovën, shkruan Novosti, transmeton lajmi.net.

Këto vetura, sipas këtij mediumi serb, janë të brigadave speciale ushtarake serbe dhe se të njëjtat tanimë i janë drejtuar Leposaviqit dhe Jarinjës.

Më poshtë keni videon e raportimit që vije në orët e vona nga mediat serbe: VIDEO: KLIKO KETU