Video e aksidentit të tmerrshëm në Prishtinë ku kamioni goditi nëntë vetura

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’, ka goditur nënë vetura, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Lajme

23/08/2019 16:23

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Pamjet janë marrë nga Hoteli “La Corte”, te Sllovenia Sport ne Prishtinë.