Ende nuk di të ecë mirë, por për 5 minuta thotë kryeqytetet e 195 shteteve (VIDEO)

Rakshitha Kumar, ra në sytë e prindërve të saj me një lojë mjaft të thjeshtë, ku ata e dalluan që vajza e tyre është një gjeni.

Fun

03/08/2016 11:43

 

Prindërit nga India e që jetojnë në Edinburg u habitën kur dëgjuan vajzën e tyre të thotë kryeqytetet e 195 vendeve për më pak se 5 minuta, transmeton lajmi.net.

Në moshën kur fëmijët tjerë ende po mësohen të ecin, ajo tregon kryeqytetet e vendeve që nuk ka qenë as edhe njëherë.

Babai i saj Ramesh Kumar 33 vjeç dhe nëna Kavitha 30 vjeçare, tani po përpiqen t’i ndihmojnë edhe më shumë që të njoh vendet e tërë botës, e për më tepër kanë thënë se me të është fare e lehtë të mësohet.

Tani familja i kanë blerë edhe një libër, kështu për t’i lehtësuar punën e vajzës së tyre gjeni.

Për vetëm një javë, Rakshitha ka mësuar më shumë se 30 faqe të këtij libri, duke e bërë kështu tejet inteligjente. /lajmi.net

YouTube player