Vidal: Nuk kisha opsion tjetër pos largimit, Messi nuk krahasohet me Ronaldon

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal ka pranuar se ishte i detyruar të largohet nga "Camp Nou" gjatë verës.

Sport

08/11/2020 10:43

Vidal në verë u largua nga gjiganti spanjoll duke iu bashkuar Interit, tek të cilët është duke luajtur titullarë, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se ishte i rehatshëm të klubi blaugranas, pastaj gjërat ndryshuan.

“Ishte rehatshëm të Barcelona, ishte një grup, bashkëlojtarë që ishin më shumë se miq”.

“Kur je i lumtur, qëndron aty ku je. Pastaj gjërat ndryshuan dhe vendosa të vijë të Interi”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje i pyetur për debatin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, Vidal e quajti argjentinasin ‘jashtëtokësor’.

“Nuk ka krahasime mes CR7 dhe Messit, Leo është jashtëkokësor”, përfundoi ai./Lajmi.net/