Viber u dërgon përdoruesve këshilla se si të mbrohen ndaj koronavirusit

Koronavirusi aktualisht ka prekur çdo vend të Evropës, derisa kontinenti aktualisht po cilësohet si vatra e CO-VID19.

Auto & Tek

18/03/2020 17:35

Sido që të jetë, platforma komunikuese ‘Viber’ ka lëshuar disa paralajmërime se si duhet të mbahet higjiena përgjatë kohës kur koronavirusi i ri ka infektuar 200 mijë njerëz, shkruan lajmi.net.

#BëjëPjesënTënde është hashtagu me të cilin ka mbaruar fjalinë platforma e apostrofuar, duke ia rikujtuar secilit qytetar rolin e tij në këtë periudhë të vështirë.

Këshillat e lëshuara nga Viber, siç bën të ditur edhe vetë firma, janë të mbështetura në bazime shkencore.

“- Lani duart vazhdimisht me sapun dhe ujë, apo vendosni dezinfektues duarsh me bazë alkooli.

– Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës

– Praktikojeni distancimin social. Reduktoni aktivitetin social dhe, nëse në të vërtetë e keni obligative që të takoheni me dikë, sigurohuni që të mbani distancë 2-metërshe

– Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndjeheni mirë. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje telefononi qendrat mjekësore dhe ndiqni këshillat e mjekëve.

Ndiqni këshillat e dhëna nga institucionet publike të shtetit tuaj, në mënyrë që të mbroni vetën dhe të tjerët.

#Bëje pjesën tënde”, ka rekomanduar Viber. /Lajmi.net/