Viber tani edhe me video-thirrje

Sot gjatë ditës aplikacioni për komunikim Viber, ka lëshuar funksionin e ri i cili u mundëson përdoruesve të bëjnë video-thirrje nga aplikacionet shoqëruese që janë në dispozicion në sistemet operative Android dhe iOS.

Auto & Tek

13/09/2014 18:43

Përditësimi i ri u mundëson përdoruesve të Android të bëjnë video-thirrje nga shumica e pajisjeve që bazohen në Android 4.0 dhe versionet më të reja.

Përkatësisht, funksioni i ri i aplikacionit mundëson edhe në vendin tonë thirrjen e kontakteve tjera të Viber, dhe transferimin e video-thirrjeve përmes sistemeve mobile dhe ato të kompjuterëve desktop, transmeton Lajmi.net.

Bashkë me ofrimin e mbështetjes së video-thirrjeve në Viber, kompania gjithashtu ka ofruar edhe ndërfaqen e re me dizajn të ri dhe mundësinë e shtimit të miqëve të ri përmes përdorimit të numrit të Viber apo skenimit të kodit QR të përdoruesve.

Sipas Viber, shërbimi i saj tashmë ka rreth 400 milionë përdorues aktivë. Para një kohe ishte thënë se Viber është aplikacion tejet i pasigurtë për përdorim, sepse shumë lehtë palët e jashtme mund të qasen në të dhënat tuaja personale, përkatësisht në mesazhet, fotografitë dhe videot tuaja.