Vezir Haziraj ndalohet për 48 orë pas dorëzimit në Polici

Vezir Haziraj, i dyshuari për disa vepra penale dhe i cili ishte në arrati për tetë ditë, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas dorëzimit të tij në Polici. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. “I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë,…

Lajme

15/08/2026 16:59

Vezir Haziraj, i dyshuari për disa vepra penale dhe i cili ishte në arrati për tetë ditë, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas dorëzimit të tij në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, do të ndalohet për 48 orë, me urdhër të prokurorit të shtetit. Brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore, për çka do ju mbajmë të informuar” deklaroi Nikçi.

Haziraj u dorëzua sot në Polici, pasi njësitet policore ndërmorën një operacion për lokalizimin e tij. Sipas Policisë, i dyshuari, duke e parë se nuk kishte mundësi largimi, është dorëzuar dhe operacioni ka përfunduar pa incidente.

“Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës” deklaroi policia.

Haziraj ishte në kërkim nga Policia që nga 7 gushti, kur në fshatin Orroberdë të Istogut ishte raportuar një plagosje me armë zjarri.

Tashmë, brenda afatit 48-orësh të ndalimit, Prokuroria pritet të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore ndaj tij./lajmi.net/