Vezë e qumësht për mbijetesë: Rrëfimi i 20-vjeçares që tregon realitetin e tmerrshëm në Ukrainë
Në moshën 20-vjeçare, Valeria Shashenok sapo kishte filluar karrierën e saj si fotografe dhe videografe, duke krijuar përmbajtje sociale për disa nga bizneset më të mëdha të Ukrainës – nga restorantet tek hotelet.

Fun
Por papritur, perspektivat e saj të punës dhe mjedisi rreth saj, u kthyen në gërmadha – me fillimin e agresionit nga Rusia.
Ajo kurrë nuk e kishte paramenduar se së shpejti do të krijonte përmbajtje në media sociale rreth luftës.
“Nuk besoja se lufta mund të ndodhte në të vërtetë. Mendova se ishte një shaka”, deklarohet Shashenok.
Pas sulmit rus, ajo dhe familja e saj përfunduan në një bunker të nëndheshëm.
Kështu, Shashenok ka ndarë video në TikTok nga bunkeri, një hapësirë e vogël që ajo ndan me babanë, nënën, qenin e tyre dhe një familje tjetër që ata ftuan kur shtëpia e tyre u shkatërrua.
@valerisssh Living my best life ??? Thanks Russia! #ukraine #stopwar #russiastop ♬ Che La Luna – Louis Prima
@valerisssh Welcome to my 5 stars hotel ???
@valerisssh My advice to everybody! Pls, try grechka!!!!!! Try to stay positive! #ukraine #stopwar ♬ Ice Dance (From "Edward Scissorhands") – Ashton Gleckman
@valerisssh I found the last avocado in the supermarket!!!!! #ukraine #stopwar #russiastop ♬ Sleigh Ride – Leroy Anderson