Veturë pa timon

Kohë pas kohe, në botën e automobilizmit arrijnë prototipe që kanë tendenca për automjetet e së ardhmes. Disa tentojnë ta përparojnë motorin, e disa të tjerë t’i prodhojnë veturat më të bukura në pamjen e jashtme. Pra, veturat e së ardhmes do të na mahnitin për nga stili i tyre. Por, ideja e fundit e…

Auto & Tek

26/11/2013 19:00

Kohë pas kohe, në botën e automobilizmit arrijnë prototipe që kanë tendenca për automjetet e së ardhmes. Disa tentojnë ta përparojnë motorin, e disa të tjerë t’i prodhojnë veturat më të bukura në pamjen e jashtme.

Pra, veturat e së ardhmes do të na mahnitin për nga stili i tyre. Por, ideja e fundit e Toyotas është vërtetë mbresëlënëse. Kompania e automobilizmit nga Japonia ofron një mjet që mund të vozitet pa timon, por duke e kontrolluar ekskluzivisht nga lëvizjet e trupit të shoferit.

Kjo është një makinë unike, me katër rrota, nuk ka timon e as pedale të frenimit dhe forma e saj ngjan në mes të një ‘skateboard’ dhe një veture. Ta shohim më mirë se për çka bëhet fjalë, në fotografitë që do t’ua sjellim.