Vetura që shkon 466 kmh
Krijimi i fundit nga Hennessey duket se do të jetë rivali i të gjitha veturave për nga shpejtësia.
Auto & Tek
I emëruar në bazë të modelit shumë të pëlqyer Tornado, vetura e krijuar nga Hennessey dhe e quajur Venom F5 është një veturë e përmirësuar e cila do të mund të arrijë një shpejtësi prej 466 kmh.
Motori i zgjeruar i veturës 7.0 që peshon 1,300 kg do të ofrojë një fuqi më të mirë se sa në veturën Koenisegegg One.
Më herët këtë vit, vetura Venom GT me 1,244 kuaj-fuqi arriti një shpejtësi prej 434 kmh në rrugën John F. Kennedy në qendër të Floridas.
Hennessey planifikon të lansojë modelin Venom F5 vitin e ardhshëm, me 30 njësi të planifikuara për tu prodhuar dhe me një çmim prej $1,200,000.