Vetura që përfundoi në barnatore në Suharekë: Policia jep detaje

Sot ka ndodhur një aksident në Suharekë, ku një veturë ka goditur një barnatore. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, shkruan lajmi.net. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. “Sot me datë 26.02.2024 është raportuar për një vetaksident trafiku…

Lajme

26/02/2024 15:30

Sot ka ndodhur një aksident në Suharekë, ku një veturë ka goditur një barnatore.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Sot me datë 26.02.2024 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Brigada 123 në Suharekë. Një automjet gjatë levizjes, pasi që ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, automjet per pasagjere ka goditur një barnatore. Si pasoje e aksidentit një person është lënduar (pasagjere) në automjet si dhe jane shkaktuar dëme materiale” ka thënë Bytyçi. /Lajmi.net/